DISKRIMINIMI
Diskriminimi, si dhe racizmi, ёshtё shkelje e tё drejtave tё njeriut dhe ndalohet nga pothuajse tё gjithё instrumentet kryesore mbi tё drejtat e njeriut. Gjithashtu, ligje tё veçanta vendase apo ndёrkombёtare mund tё mbrojnё grupe tё caktuara nga diskriminimi. z Neni 14 i Konventёs Evropiane pёr tё Drejtat e Njeriut (KEDNJ) ndalon diskriminimin lidhur me çdo tё drejtё tjetёr – dhe tё gjithё shtetet anёtare tё Kёshillit tё Evropёs janё tё detyruar ta zbatojnё kёtё. Gjithashtu, kjo do tё thotё se nё ndёrveprimet me autoritetet publike, ofruesit e shёrbimit tё internetit dhe ofruesit e pёrmbajtjes dhe shёrbimeve pёrmes internetit, ose nё ndёrveprimin me pёrdoruesit apo grupet e tjera tё pёrdoruesve, askush nuk mund tё diskriminohet bazuar nё shkaqe tё tilla, si: gjinia, raca, ngjyra, gjuha, feja apo bindja, mendimi politik apo mendim tjetёr, prejardhja shoqёrore apo kombёtare, pёrkatёsia nё njё pakicё kombёtare, pasuria, lindja apo status tjetёr, pёrfshirё etninё, moshёn apo orientimin seksual.
- Gjithashtu, shumё shtete anёtare kanё nёnshkruar njё ndalim mё tё gjerё tё diskriminimit qё parashikohet nё njё Protokoll (fakultativ) tё KEDNJ-ёsё (Protokolli 12). Ky Protokoll ndalon diskriminimin pёrsa u takon tё gjithё ligjeve, jo vetёm atyre qё lidhen me tё drejtat qё parashikohen nё Konventё.
- Ekzistojnё marrёveshje tё tjera pёr tё drejtat e njeriut, si nё nivelin evropian, ashtu dhe nё nivelin e Kombeve tё Bashkuara, qё trajtojnё diskriminimin ndaj grupeve tё caktuara tё veçantё pёr shkak tё cёnueshmёrisё sё tyre, pёr shembull, gratё, fёmijёt, njerёzit me aftёsi tё kufizuara dhe pёrfaqёsues tё grupeve tё ndryshme etnike apo kombёtare. Gjithashtu, shumё vende kanё ligje vendase tё veçanta qё mbrojnё grupe tё veçantё apo çdo grup nga diskriminimi.