EDUKIMI DHE NDЁRGJEGJЁSIMI
- Pёrdorni blog-e dhe grupe tё faqeve tё internetit tё mediave sociale pёr tё ndёrgjegjёsuar njerёzit çfarё mund tё bёjnё nёse janё viktima a dёshmojnё shembuj tё gjuhёs sё urrejtjes
- Pёrdorni gjuhёn e tё drejtave tё njeriut: rrisni ndёrgjegjёsimin lidhur me tё drejtat qё na mbrojnё nё kushte tё lidhura dhe jo tё lidhura me internetin, dhe si ndёrveprojnё tё drejtat e njeriut me gjuhёn e urrejtjes pёrmes internetit
- Krijoni njё fletё tё “rrёzimit tё miteve” pёr grupet rёndom objekt i gjuhёs sё urrejtjes. Postojeni nё grupet e faqeve tё internetit tё mediave sociale ose krijoni fletёpalosje qё t’i shpёrndani pёrmes internetit
- Ndani me tё tjerё grupe tё faqeve tё internetit ose postime qё vёnё nё pah tiparet pozitive tё grupeve qё janё rёndom objekt
- Tregoni ngjarje pёr individё qё kanё qenё viktima tё gjuhёs sё urrejtjes nё kushte tё lidhura ose jo me internetin. Pёrdoreni kёtё pёr tё dhёnё informacion pёr problemin dhe pёr tё krijuar mirёkuptim pёr ata qё janё objekt i gjuhёs sё urrejtjes
- Krijoni profilin tuaj nё grupin e faqeve tё internetit apo nё mediat sociale. Pёrdoreni atё pёr tё dhёnё informacion alternativ, nё mёnyrё tё pёrshtatshme, pёr grupet qё janё rёndom objekt
- Organizoni veprime nё kushte jo tё lidhura me internetin, seanca trajnimi apo veprimtari ndёrgjegjёsimi. Ato mund tё kenё nё qendёr: – Problemin e gjuhёs sё urrejtjes nё kushte tё lidhura dhe jo tё lidhura me internetin – paragjykime qё lidhen me njё grup tё caktuar qё ёshtё shёnjestёr – metodat e trajtimit tё gjuhёs sё urrejtjes nё kushte tё lidhura dhe jo tё lidhura me internetin – ndikimin e gjuhёs sё urrejtjes – nevojёn qё njerёzit tё marrin pёrgjegjёsi pёr veprimet e tyre, si dhe pёr veprimet e tё tjerёve – nisma qё marrin grupe rinore tё tjera – pёrfshirё Lёvizjen JO! GJUHЁS SЁ URREJTJES – diçka tjetёr!