Mbi Projektin
FOL Kundër Gjuhës së Urrejtjes është një projekt i cili ka si qëllim të krijojë një mekanizëm kombëtar gjithëpërfshirës online kundër gjuhës së urrejtjes me synimin që të informojë, të edukojë, të mbledhë të dhëna dhe të forcojë kapacitetet e praktikuesve në adresimin e gjuhës së urrejtjes.
Projekti zbatohet nga organizata Përtej Barrierave dhe zgjat 12 muaj. Ky projekt është pjesë dhe mbshtetet financiarisht nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.
Projekti synon që të rrisë ndërgjegjësimin e publikut dhe të hapë një diskurs social për të ekspozuar rastet e gjuhës e urrejtjes, duke bërë thirrje për një qasje sektoriale dhe një mjedis për zhvillimin e narrativave në luftën kundër gjuhës së urrejtjes.
Objektivat e kryesore janë:
- Të informojë e të edukojë publikun me njohuri në veprimin kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në Shqipëri duke përdorur një grup veprimesh të personalizuara për grupe të ndryshme të synuara.
- Të krijojë një mekanizëm kombëtar interaktiv dhe gjithëpërfshirës online kundër gjuhës së urrejtjes, me një qëllim shumëfunksional në informim, edukim, mbledhjen e të dhënave dhe forcimin e kapaciteteve të praktikuesve në adresimin e gjuhës së urrejtjes.
Gjatë këtij projekti jane zbatuar dhe po zbatohen një sërë aktivitetesh si: sesione informues në qytete të ndryshme të Shqipërisë me të rinj të shkollave të mesme dhe universiteteve; sesione informuese online me aktorë të ndryshëm si institucionet, njësitë e vetëqeverisjes vendore, universitetet, organizatat e shoqërisë civile, mëwsuesit, etj. 2 video specifike të cilat promovojnë dhe informojnë mbi rolin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit të Popullit; si dhe vetë krijimi dhe lancimi i kësaj platforme.