NJЁ PЁRKUFIZIM PЁR GJUHЁN E URREJTJES

Rrallёherё ёshtё gjuha e urrejtjes njё shqetёsim bardh e zi. Opinionet ndryshojnё pёrsa i pёrket si duhet klasifikuar ajo dhe çfarё duhet tё bёjmё lidhur me tё. Pjesёrisht, arsyeja e ekzistencёs sё opinioneve tё ndryshme ёshtё se pjesa mё e madhe e njerёzve i sheh kёto çёshtje tё lidhura me njёra-tjetrёn: nёse diçka klasifikohet si gjuhё urrejtjeje, duket se kjo kёrkon njёfarё veprimi. Nёse nuk ёshtё, supozojmё se ёshtё e pranueshme apo, tё paktёn, se ajo duhet toleruar. Kjo do tё thotё se edhe pёrkufizimi qё pёrdorim duket se na tregon se kur duhet tё veprojmё. Disa njerёz ngurrojnё tё “veprojnё” kundёr gjuhёs sё urrejtjes, pasi kёtё e shohin si njё kufi tё papranueshёm pёr lirinё e shprehjes. Pёr kёtё arsye, pёrdorin emёrtimin “gjuhё e urrejtjes” pёr t’iu referuar vetёm rasteve mё tё kёqija, pёr shembull, kur bёhen kanosje faktike ndaj jetёs apo sigurisё sё dikujt. Ky Manual bazohet nё pёrkufizimin e Kёshillit tё Evropёs, qё e vlerёson shumё mё gjerё gjuhёn e urrejtjes. Gjithashtu, qasja qё zbatohet nё kёto faqe pajtohet me idenё se “duhet bёrё diçka” lidhur me gjithçka qё pёrfshihet nё kёtё pёrkufizim. Sidoqoftё, ёshtё me rёndёsi qё tё mbahet parasysh se “tё bёsh diçka” nuk duhet medoemos tё nёnkuptojё kufizim tё gjuhёs apo ndalim tё saj: ekzistojnё shumё mёnyra tё tjera si mund tё pёrgjigjemi! Nё informacionin pёrkatёs pёr strategjitё pёr tё bёrё fushatё kjo çёshtje trajtohet nё mёnyrё mё tё hollёsishme. Seksioni i fundit i kёtij kapitulli analizon mёnyrat e klasifikimit dhe vlerёsimit tё rasteve tё gjuhёs sё urrejtjes. Pёrpara kёsaj, sidoqoftё, bёhet pyetja pse apo nёse ёshtё e nevojshme qё tё trajtohet gjuha e urrejtjes pёrmes internetit. Disa njerёz mendojnё se “interneti do ta zgjidhё vetё” dhe se gjuhёn duhet ta lёmё tё shёtisё e lirё, tё paktёn nё kёtё lёmё!

Fjalёt lёndojnё dhe urrejtja lёndon! Gjuha e urrejtjes ёshtё njё problem serioz dhe mund tё pёrbёjё shkelje tё tё drejtave tё njeriut. Gjuha e urrejtjes pёrmes internetit nuk ёshtё mё pak serioze sesa forma nё kushte jo tё lidhura me internetin, por, shpeshherё, ёshtё mё vёshtirё pёr ta pёrcaktuar dhe kundёrshtuar.

Gjuha e urrejtjes ёshtё pothuajse gjithmonё rezultat i qёndrimeve raciste apo diskriminuese. Ajo ёshtё pothuajse gjithmonё diskriminuese nё vetvete. Diskriminimi konsiderohet mё shumё si “e kundёrta”e barazisё. Nё bazё tё legjislacionit mbi tё drejtat e njeriut, njerёzit janё tё barabartё nga pikёpamja e tё drejtave. Kur tё drejtat e dikujt cёnohen pikёrisht pёr shkak se si vlerёsohen ato nga tё tjerёt apo si e vlerёsojnё ata veten, ky ёshtё diskriminim. Abuzimi ndaj dikujt nё kushte tё lidhura apo jo tё lidhura me internetin sepse shihet si “i huaj”, me aftёsi tё kufizuara, homoseksual, femёr apo pёr ndonjё arsye tjetёr, quhet diskriminim. Shpeshherё, pёr nga natyra diskriminimi ёshtё racist. Kur gjuha e urrejtjes ka si objekt dikё pёr shkak tё “racёs”, origjinёs etnike apo kombёtare tё tij, ky ёshtё njё shembull i diskriminimit dhe racizmit.

Gjuha e urrejtjes duhet trajtuar jo vetёm kur e tregon fytyrёn e vet, por dhe nё thelb, me fjalё tё tjera, nё nivelin e qёndrimeve. Gjuhёn e urrejtjes e mbajnё gjallё qёndrimet raciste dhe stereotipat negativё dhe ajo, gjithashtu, ndihmon pёr t’i forcuar ato. Nёse nuk kundёrshtohet, ajo mund tё ndikojё tek shoqёria, duke pёrforcuar stereotipat dhe duke bёrё mё tё gjasshёm abuzimin e mёtejshёm, pёrfshirё, nё disa raste, dhunёn fizike. Ёshtё vёrejtur se shkeljet masive tё tё drejtave tё njeriut, si: gjenocidi dhe spastrimi etnik, gjithmonё paraprihen apo shoqёrohen nga gjuha e urrejtjes.