QASJA E GJUHES SE URREJTJES PERMES INTERNETIT

Zhvillimi i internetit u hapi rrugё mundёsive tё shumta pёr ndёrveprim mes njerёzve. Interneti, teorikisht, na ka dhёnё mundёsinё pёr tё komunikuar thuajse me çdo person tjetёr nё botё; madje, teorikisht, ai ka bёrё tё mundur qё njё mendim nё njё dhomё tё pasme nё ndonjё cep tё vogёl dhe tё panjohur tё botёs ta marrё çdo person tjetёr! Tani kushdo qё ka mundёsi hyn nё internet,ёshtё botues dhe folёs publik. Duket se pak mund tё na ndalojё tё themi atё qё duam. Kjo ёshtё njё risi qё disa do tё donin ta kthenin pas, por nuk duhet tё na habisё qё bota gjithnjё nё rritje e ndёrveprimit pёrmes internetit, ka filluar gjithashtu tё pasqyrojё dhe tё rifitojё shumё vёshtirёsi qё qeniet njerёzore kanё hasur historikisht nё jetёn e tyre “reale”. Pothuajse qysh nё krye tё herёs intoleranca dhe “urrejtja” kanё qenё tipar i shoqёrisё njerёzore. Gjatё viteve tё fundit, nё njё numёr studimesh ёshtё konstatuar njё rritje e kёtyre qёndrimeve. Problemi ёshtё nё rast se ekziston mё pak tolerancё ndaj ndryshimit dhe nё rast se nuk monitorohen kufizimet ndaj kёsaj intolerance, intoleranca – dhe urrejtja – do tё gjejnё shprehje si nё gjёrat qё njerёzit bёjnё, ashtu dhe nё gjёrat qё ata thonё. Interneti ka krijuar mёnyra tё reja pёr t’i thёnё gjёrat dhe ka hapur shtigje tё reja pёr t’ua thёnё ato njё numri mё tё madh njerёzish. Sidoqoftё, kufizimet ndaj atyre qё themi pёrmes internetit janё shumё mё pak sesa ato qё ekzistojnё nё kushte jo tё lidhura me internetin: pёrmes internetit ne mund tё themi gjёra qё nuk do tё guxonim t’i thoshim nё publik nё botёn “reale”.

Monitorimi i shkallёs sё gjuhёs sё urrejtjes pёrmes internetit ёshtё tejet i vёshtirё. Nё fakt, pikёrisht kjo vёshtirёsi e bёn kaq tё lehtё pёr ata, tё cilёt duan tё pёrhapin urrejtje, tё veprojnё kёshtu pёrmes internetit, dhe e bёn kaq tё vёshtirё pёr qeveritё apo tё tjerё qё tё ushtrojnё kontroll. Njё numёr i vogёl organizatash janё pёrpjekur qё ta zbulojnё shkallёn e problemit. Tё gjitha ato kanё konstatuar se urrejtja pёrmes internetit duket se po vjen duke u shtuar.

Marrw nga (https://rm.coe.int/albanian-bookmarks-translation-2019-final/1680a1c7f5)