Sesion informues në Durrës

Data 22 Korrik 2021

Implementimi i “Fol kundër gjuhës së urrejtjes” kësaj rradhe u ndal në bregdet, në qytetin e Durrësit.

16 të rinj morën pjesë në workshop-in mbi gjuhën e urrejtjes ku diskutuan shkaqet dhe pasojat e saj, ashtu si dhe menyrat se si mund të luftojnë ata vetë gjuhën e urrejtjes. 

Workshop-i i realizuar pranë mjediseve të Muzeut Arkeologjik u drejtua nga trajnerët tanë me eksperiencë në edukimin jo formal. Ata i vunë të rinjtë në një ushtrim simulues me role për të kuptuar më mirë se si ndihen personat që bëhen pre e gjuhës së urrejtjes.

Falenderime të përzemërta shkojnë për znj. Pranvera Gagani, koordinatore e këndit të BE pranë bashkisë Durrës dhe organizatën Perspektiva për bashkëpunimin në organizimin e këtij aktiviteti.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës si pjesë  e “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.

Gjithashtu ky event bashkëfinancohet nga projekti “Shqipëria e barabartë”, i cili  zbatohet nga Open Mind Spectrum Albania  dhe Përtej Barrierave me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.