Sesion informues në Fier

Data 25 Qershor 2021

Ndalesa e dytë e “Fol kundër gjuhës së urrejtjes” ishte Fieri.

16 të rinj të Qendra “Epoka e Re” Fier u njohën me shkaqet e gjuhës së urrejtjes dhe se si mund ta luftojnë atë. Eksperienca e trajnerëve tanë në workshop-in e realizuar prej tyre sipas metodave të edukimit jo formal dhe atë bashkëmoshatar i vuri të rinjtë në një ushtrim simulues me role. Qëllimi i ushtrimit ishte për të kuptuar më mirë se si ndihen ata që bëhen pre e gjuhës së urrejtjes.

Metodat e përdorura na ofruan mundësinë e diskutimit të temave sensitive me të rinjtë. Duke pohuar se këto tema nuk i diskutojnë gjithmonë, ata u shprehën se kanë nevojë për t’i njohur më tepër e për të mësuar më shumë. 

Pas reflektimit mbi ushtrimin simulues dhe ndërlidhjen e tij me realitetin, të rinjtë patën mundësi të flisnin më gjerë mbi tematikën, si dhe të jepnin sugjerime të vlefshme se si mund ta luftojmë gjuhën e urrejtjes dhe të mbrojmë ata që bien viktima të saj. 

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës si pjesë e “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.

Gjithashtu ky event bashkëfinancohet nga projekti “Shqipëria e barabartë”, i cili zbatohet nga Open Mind Spectrum Albania dhe Përtej Barrierave me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.