Sesion informues në Kamëz

Data 05 Nëntor 2021

Kamza ishte ndalesa e rradhës me rininë dhe për rininë në implementimin e “Fol kundër gjuhës së urrejtjes”

25 të rinj  morën pjesë në workshop-in kreativ mbi gjuhën e urrejtjes ku diskutuan shkaqet dhe pasojat e saj, ashtu dhe mënyrat se si mund të luftojnë ata vetë gjuhën e urrejtjes.

Workshop-i i realizuar pranë mjediseve të gjimnazit “Ibrahim Rugova” u drejtua nga trajnerët tanë me eksperiencë në edukimin jo formal dhe duke i vënë të rinjtë në një ushtrim simulues me role për të kuptuar më mirë se si ndihen ata që bëhen pre e gjuhës së urrejtjes.

Falenderojmë shumë znj. Luljeta Prençi, drejtoresha e shkollës “Ibrahim Rugova” për bashkëpunimin në organizimin e këtij aktiviteti.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës si pjesë  e “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.

Gjithashtu ky event bashkëfinancohet nga projekti “Shqipëria e barabartë”, i cili  zbatohet nga Open Mind Spectrum Albania  dhe Përtej Barrierave me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.