Sesion informues në Mamurras

Data 3 Dhjetor 2021

Mamurrasi ishte ndalesa për këtë rradhë e implementimit të projektit “Fol kundër gjuhës së  urrejtjes”.

22 të rinj morën pjesë në workshopin kreativ mbi gjuhën e urrejtjes ku diskutuan shkaqet dhe pasojat e saj, ashtu dhe menyrat se si mund të luftojnë ata vetë gjuhën e urrejtjes.

Workshopi u realizua pranë mjediseve të shkollës “Arif Halil Sulaj” dhe u drejtua nga trajnerët tanë me eksperiencë në edukimin jo formal. Të rinjtë u vendosën në role në një ushtrim simulues për të kuptuar më mirë se si ndihen ata që bëhen pre e gjuhës së urrejtjes.

Falenderojmë shumë Diogjen Kolici me pjesëmarrjen e tij si delegat rinor i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe zv/drejtorin e shkollës për bashkëpunimin në organizimin e këtij aktiviteti.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës si pjesë  e “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.

Gjithashtu ky event bashkëfinancohet nga projekti “Shqipëria e barabartë”, i cili  zbatohet nga Open Mind Spectrum Albania  dhe Përtej Barrierave me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.