Sesion informues në Shkodër

Data 14 Dhjetor 2021

U gjendëm në mikpritjen e të rinjve shkodranë kësaj here në implementimin e projektit “Fol kundër gjuhës së urrejtjes”

Të rinjtë që morën pjesë në këtë workshop trajtuan fenomenin e gjuhës së urrejtjes ku diskutuan shkaqet dhe pasojat e saj dhe vunë theksin në menyrat se si mund të luftojnë ata vetë gjuhën e urrejtjes.

Workshop-i i realizuar pranë mjediseve të Qendrës Rinore Atelie, u drejtua nga trajnerët tanë me eksperiencë në edukimin jo formal. Nëpërmjet këtyre metodave, të rinjtë, në një ushtrim simulues me role, arritën të kuptojnë më mirë se si ndihen ata që bëhen pre e gjuhës së urrejtjes.

Falenderojmë shumë z. Ëngjëll Gjugja, dr. ekzekutiv i qendrës Atelie për bashkëpunimin në organizimin e këtij aktiviteti.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës si pjesë  e “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.

Gjithashtu ky event bashkëfinancohet nga projekti “Shqipëria e barabartë”, i cili  zbatohet nga Open Mind Spectrum Albania  dhe Përtej Barrierave me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.