Sesion informues në Urën Vajgurore

Data 24 Shtator 2021

Me të rinjtë, për të rinjtë!

Ura Vajgurore ishte ndalesa tjetër në implementimin e “Fol kundër gjuhës së  urrejtjes”

Në këtë workshop u trajtua fenomeni i gjuhës së urrejtjes ku u fol kryesisht për shkaqet dhe pasojat e tij, por dhe për mënyrat se si çdokush prej nesh mund ta luftojë atë. 

Mjediset e Youth Innovation Center ishin shtëpia e workshop-it të drejtuar nga trajnerët tanë sipas metodave inovative të edukimit jo formal. Ushtrimi simulues me role u dha mundësinë secilit prej 19 të rinjve të kuptonte më mirë se si të prekurit e gjuhës së urrejtjes ndihen.

Falenderojmë shumë znj. Zoica Bardhi, drejtoresha ekzekutive e organizatës “New Bridge” dhe z. Vilson Shehu për bashkëpunimin në organizimin e këtij aktiviteti.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës si pjesë  e “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.

Gjithashtu ky event bashkëfinancohet nga projekti “Shqipëria e barabartë”, i cili  zbatohet nga Open Mind Spectrum Albania  dhe Përtej Barrierave me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.