Sesion informues në Vlorë

23 Qershor 2021

“Fol kundër gjuhës së urrejtjes” nisi rrugëtimin e workshop-eve me të rinj në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe ndalesa e parë më 23 qershor 2021 ishte Vlora.

20 të rinj të Qendra Rinore e Vlorës / Vlora Youth Center dhe American Corner Vlora u informuan mbi gjuhën e urrejtjes dhe se cilat janë mënyrat për ta luftuar atë. 

Qasja e edukimit jo formal në këtë workshop nxiti interaktivitetin, gjë e cila u prit mirë nga të rinjtë. Ata ndanë opinione dhe sugjerime të vlefshme se si mund të përballemi me gjuhën e urrejtjes duke rritur përgjegjshmërinë në komunikimin verbal dhe joverbal. 

Të rinjtë patën mundësi të angazhohen në një lojë me role për të eksploruar se si diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes bëjnë të ndihen individët në shoqëri. 

E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe znj. Iva Çoku, oficere e programit në Këshillin e Europës në Shqipëri e cila hapi aktivitetin duke i njohur të rinjtë me programet dhe misionin e KE kundër gjuhës së urrejtjes. 

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës si pjesë e “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.

Gjithashtu ky event bashkëfinancohet nga projekti “Shqipëria e Barabartë”, i cili zbatohet nga Open Mind Spectrum Albania dhe Përtej Barrierave me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.