Sesion informues në Tiranë (3)

Data 23 Tetor 2021

U rikthyem sërish në Tiranë 

20 të rinj pjesëmarrës në një workshop mbi gjuhën e urrejtjes diskutuan mbi fenomenin, shkaqet, pasojat dhe menyrat se si ne mund të kontribuojmë në zbehjen e këtij koncepti. 

Si gjithmonë, trajnerët tanë, me anë të metodave të tyre të edukimit jo formal ndihmuan të rinjtë të bëheshin më empatikë ndaj personave të prekur nga ky fenomen. 

Metodat e përdorura na ofruan mundësinë e diskutimit të temave sensitive me të rinjtë. Duke pohuar se këto tema nuk i diskutojnë gjithmonë, ata u shprehën se kanë nevojë për t’i njohur më tepër e për të mësuar më shumë.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës si pjesë  e “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.

Gjithashtu ky event bashkëfinancohet nga projekti “Shqipëria e barabartë”, i cili  zbatohet nga Open Mind Spectrum Albania  dhe Përtej Barrierave me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.