Sesion informues në Vorë

Data 15 Tetor 2021

Gjimnazi “Isa Boletini” në Vorë ishte ndalesa e workshopit të rradhës me rininë në implementimin e “Fol kundër gjuhës së urrejtjes”.

Të rinjtë morën pjesë në workshopin interaktiv mbi gjuhën e urrejtjes ku u informuan se ç’ishte ky fenomen, shkaqet dhe pasojat e tij, ashtu si dhe mënyrat se si mund të luftojnë ata vetë gjuhën e urrejtjes. 

Ky aktivitet, i cili u organizua pranë mjediseve të shkollës “Isa Boletini”, u facilitua nga stafi ynë me eksperiencë në edukimin jo formal. Metoda konkrete konsistoi në vendosjen e pjesëmarrësve në role për të kuptuar më mirë se çfarë ndjen një individ i ndikuar nga gjuha e urrejtjes.

Falenderojmë shumë stafin e shkollës “Isa Boletini” dhe znj. Renata Fetahu , për bashkëpunimin në organizimin e këtij aktiviteti.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës si pjesë  e “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.

Gjithashtu ky event bashkëfinancohet nga projekti “Shqipëria e barabartë”, i cili  zbatohet nga Open Mind Spectrum Albania  dhe Përtej Barrierave me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.